Last Updated on 08/04/2026 by Anisa
Aleatët e opozitës, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi dhe Vangjel Dule kanë zhvilluar një takim këtë të mërkurë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Në fokus të bisedës së aleatëve me kreun demokrat ishin reforma Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale.
Takimi është thirrur nga Berisha për të dakordësuar qëndrimin lidhur me këto dy reforma, ndërkohë mësohet se lideri i opozitës do ftojë edhe parti të tjera jashtë parlamentare për të pasur një qëndrim të përbashkët në Kuvend.
Pjese e diskutimit ishte dhe mobilizimi opozitar për protestën e 17 prillit.
