Last Updated on 09/04/2026 by Kesjana
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Lartë po tenton të nxjerrë nga burgu zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion. Shehaj i referohet seancës në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që janë thirrur për të rishikuar praktikën e arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e tij.
“Sot me urdhër të Edi Ramës është mbledhur Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë për të nxjerrë nga burgu të akuzuarit për korrupsion ose për të shpëtuar nga burgu ata që sot janë në hetim”, tha Shehaj./kb
