Last Updated on 12/11/2026 by EL
Katër futbollistë nga 27 të ftuar nga trajneri Rolando Maran kanë përfunduar në tribunë për ndeshjen që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Finlandës. Katër lojtarët të cilët nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e pestë në grup janë Samuele Sina, Ysni Ismaili, Feta Fetai dhe Klevi Qefalia.
Këta lojtarë ishin edhe më të sakrifikuarit në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, ndërsa mbrojtësi Ysni Ismaili ishte risia e këtij grumbullimi. Debutimi i tij ende duhet të presë./et
