NATO është thelbësore për të siguruar ekuilibrin global, ka deklaruar presidenti Sergio Mattarella në Republikën Çeke.
“Ne duhet të rikuperojmë frymën e vitit 2000 kur vendet e Evropës Lindore iu bashkuan NATO-s dhe BE-së me ‘kurajo krijuese’. Marrëdhënia transatlantike duhet të mbetet e fortë. NATO është thelbësore për të siguruar ekuilibrin e sistemit global. Dhe është e dobishme për të dyja palët”, tha Mattarella, në bisedimet e zhvilluara në Pragë me kryetarët e Dhomës së Deputetëve (Dhoma e Ulët) dhe Senatit të Republikës Çeke.
Presidenti Sergio Mattarella tha në një mesazh drejtuar Senatit Çek se qytetarët po u kërkonin udhëheqësve paqe dhe ata duhet ta ndërtojnë atë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n./mxh
