Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka zbuluar detaje nga vrasja e djeshme në Nikël.
Lala ka thënë se duket si ngjarje për motive të dobëta, por mbetet për t’u sqaruar dinamika pasi zona ku ndodhi ngjarja është një zonë e papopulluar.
Më tej, gazetarja është shprehur se kjo vrasje do të sjellë dhe një konflikt të ashpër meës dy familjeve që kishin lidhje krushqie me njëra-tjetrën.
“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, E. A. Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar. Duket si vrasje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vrarë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar. Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur”, tha ai./mxh
