Last Updated on 13/04/2026 by EL
Në seancën e fundit plenare, deputeti i PD, Klevis Balliu u fotografua duke shkruajtur fjalimin e tij me ChatGPT. Në pamje shfaqej Balliu që përpiqej ta fshihte pak ekranin e laptopit, që mos ta shikonin të tjerët, teksa priste tekstin nga IA.
Sot, kreu i PD, Sali Berisha, u kërkoi me detyrim të gjithë drejtuesve të PD që të bëjnë si Klevis Balliu, të shkarkojnë të gjithë aplikacionet e inteligjencës artificiale.
“T’i kundërvihemi. Ne mjete të sigurta kemi rrjetet tona sociale, aty nuk na pengon dot njeri. Shkarkoni të gjithë AI, t’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë.
Sigurisht që ndonjëherë kanë halucinacione, por ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t’i keni në mënyrë që të kundërshtoni ato trillime që ai bën. PD ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje në mënyrë që të njohë një dimension të ri dhe të sigurtë në betejën tonë”, tha Berisha.
Me sa duket, tani çelësi i Berishës për të rrëzuar qeverinë është inteligjenca artificiale./et
