Ministri i jashtëm i Kinës, Guo Jiakun e ka cilësuar bllokadën amerikane në portet iraniane si të rrezikshme dhe të papranueshme.
Bllokada nisi të hënën, një ditë pasi negociatat mes SHBA-ve dhe Iranit u mbyllën pa marrëveshje në Pakistan.
Zyrtari kinez paralajmëroi se bllokada vetëm sa do shtonte tensionet dhe do rrezikonte armëpushimin e brishtë që është për momentin.
“Kjo është e rrezikshme dhe një sjellje e papranueshme”, tha Guo në një konferencë për mediat.
Ministri i Jashtëm i Kinës i konsideroi lajmet që thonë se Kina po përpiqet t’i japë Iranit një sistem të ri të mbrojtjes ajrore si të fabrikuara.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë një tarifë prej 50% për mallrat e Kinës nëse këto të fundit do ndihmonin Iranin me mjete dhe logjistikë ushtarake.
“Nëse SHBA-të insistojnë të përdorin këtë si justifikim për rë rritur tarifat mbi Kinën, atëherë ne do marrim masa për kundërpërgjigje”, tha Guo.
Që kur SHBA-të dhe Izraeli filluan luftën më 28 shkurt, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit për thuajse të gjitha anijet përveç anijet e atyre shteteve që nuk kishin sulmuar Iranin.
Pas kësaj lëvizjeje çmimet e naftës arritën shifra të larta. Në një kundërpërgjigje, SHBA-të vendosën një bllokadë në portet e Iranit, kjo edhe pas dështimit të bisedimeve mes palëve në Pakistan.
24 orë pas nisjes së bllokadës amerikane, ende nuk ka raportim për bllokim apo sulme ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Tre anije iraniane që po transportonin naftë kaluan Ngushticën e Hormuzit të martën siç treguan të dhënat, por mjetet nuk iu drejtuan apo u ankoruan në portet iraniane./mxh
