Last Updated on 14/04/2026 by EL
Pamje dramatike dhe momente vërtet të tmerrshme vijnë në këto momente nga zona e njohur si “5 Maji” në Tiranë, ku një nga kullat e banimit në krah të tregur është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha që pothuajse e ka shkrumbuar të gjithin.
Banoret shprehen se dëmet materiale janë të pallogaritshme, ndërsa fatmirësisht të gjithë familjarët që banojnë në këtë kullë janë larguar në kohë.
Për shkak të materialeve plastike të fasadës, zjarri rindizet herë pas here, pavarësisht se zjarrfikësit mundohen të izolojnë vatrën. Rrezik ka dhe për kalimtarët dhe ekipet e emergjencave që janë në zonë, pasi materialet shkëputen nga katet e sipërme dhe bien në tokë.
Në vendngjarje ka një numër të konsiderueshëm të forcave zjarrfikëse, efektivë të Policisë së SHtetit që po ndihmojnë dhe po menaxhojnë situatën, ekipe të urgjencës mjekësore dhe pak më parë kanë mbërritur dhe efektivë të Ushtrisë./et
