Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, ka surprizuar të gjithë duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.
Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, Bakaj sqaroi se ky vendim i dhimbshëm vjen si pasojë e lodhjes shpirtërore dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.
Ai tregoi vështirësitë e shumta dhe pengesat që hasin sportistët shqiptarë në krahasim me kolegët e tyre në SHBA apo Angli, ku sponsorizimet janë jetike për karrierën.
Një tjetër pikë që boksieri theksoi ishte refuzimi i tij për të ndryshuar imazhin patriotik për hir të kontratave të huaja, duke zgjedhur të prezantohej gjithmonë nën ngjyrat kuqezi. Sipas tij, kjo besnikëri ndaj identitetit i ka mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.
Ndonëse mbyll një kapitull të rëndësishëm në sport, Bakaj premtoi se do të mbetet gjithmonë një patriot i përkushtuar jashtë ringut./mxh
