Last Updated on 15/04/2026 by Anisa
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tiranë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Në reagimin e tij, Kryeministri thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se sipas të dhënave paraprake shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit.
Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.
Më poshtë reagimi i Kryeministrit Edi Rama:
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.”
