Juventusi ka nisur lëvizjet në merkato, duke parashikuar oferta nga Premier League për Gleison Bremer.
Mbrojtësi brazilian mund të largohet nëse vjen oferta e duhur, ndërsa zëvendësuesi i mundshëm është Kim Min-jae. Koreano-jugori aktualisht te Bayern Munich ka një pagë rreth 9 milionë euro në sezon, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Ndërkohë, një tjetër problem për bardhezinjtë është dëmtimi i Arkadiusz Milik. Sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor më 14 prill dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit.
Milik kishte luajtur vetëm 34 minuta në ndeshjet ndaj Sassuolos dhe Genoas pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë.
Goli i fundit i tij daton në maj 2024, në barazimin 3-3 ndaj Bologna. Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri më 30 qershor 2027./mxh
