Reperi italian Fedez ka konfirmuar vetë përmes një videoje në TikTok se do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij Giulia Honegger, duke i dhënë fund thashethemeve që qarkullonin prej ditësh.
Në video, e shoqëruar me audion “oh shit here we go again” (në shqip: oh dreqin, ja ku po fillojmë përsëri), shfaqet partnerja e tij me bark të rrumbullakosur, duke e bërë publikimin një konfirmim të drejtpërdrejtë nga vetë çifti.
Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, pasi deri tani lajmi për një shtatzëni të mundshme ishte mbajtur në nivel spekulimesh në mediat italiane.
Nëse gjithçka konfirmohet plotësisht, ky do të jetë fëmija i tretë për Fedez, i cili ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Chiara Ferragni.
Romanca e tij me Giulia Honegger nisi pas ndarjes së bujshme në vitin 2024 dhe prej atëherë ka qenë shpesh në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë./MXH
