Last Updated on 21/04/2026 by Anisa
Analisti Fatos Lubonja dhe ish-deputetit Ervin Salianji kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio 24”.
Sipas Lubonjës, “Magyar”-i i Shqipërisë ka qenë Ben Blushi, i cili iu kundërvu Ramës me të vërtetat që ia përplaste, ndërsa Salianjin ai nuk e sheh si fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari, Peter Magyar.
“E di kush është Magyar i Shqipërisë? Ben Blushi, sa vota mori? Me partinë e tij Libra pretendonte të merrte pushtetin nuk mori asnjë deputet. Që sulmonte Ramën për gjëra serioze, siç flet ti sot. Më thuaj pse nuk mori asnjë votë”, tha Lubonja.
Kurse Salianji tha se në PD ka një problem me fituesit.
“Mes 2 bandave që përplasen, banda që është në pushtet ka epërsi. Ka jo vetëm pjesën e banditëve, influencën në institucionet. E vetmja mënyrë është të bëjmë antimodelin, një parti me alternativë, të bëjmë një parti me gjuhë tjetër, me demokraci, ta bashkojmë.
Ka një problem me fituesit në atë parti. Nëse është punë bandash, Shqipërisë i intereson të jem unë kryetar sepse i kontrolloj unë sipas Berishës”, tha Salianji.
