Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas lajmit të sekuestrimit nga SPAK të pasurive me vlerë rreth 40 milionë euro në kuadër të hetimeve për AKSHI-n, duke e komentuar si një zhvillim që, sipas tij, lidhet me një skemë më të gjerë abuzimi dhe korrupsioni në nivelet e larta të pushtetit.
Postimi i plotë i deputetit Bardh Spahia:
Sekuestrimi i 40 milionë eurove të Mirlinda Karçanit të AKSHI-t dhe Gysit të partisë kriminale nuk është gjë tjetër veçse zbulimi i llogarive të fshehta të Edi Ramës. Ndërsa ai gjoja i qante hallin publikisht Mirlindës për “jetesën në apartament me qira”, në prapaskenë organizonte grabitjen e çdo qindarke të shqiptarëve përmes këtyre prestanomeve, të cilët janë thjesht hajdutët në shërbim të tij.
Kjo nuk është qeverisje, por një celulë kriminale që vjedh bukën e fëmijëve për të ushqyer luksin e shfrenuar të një njeriu. Çdo euro e vjedhur nga kjo bandë e pashpirt është një goditje pas shpine për çdo qytetar të ndershëm.
Pas maskës së “liderit” fshihet një hajdut i rëndomtë që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë!
U bëj thirrje atyre pak zyrtarëve dhe shërbëtorëve civil të ndershëm të sekuestrojnë çdo pasuri, pronë dhe çdo gjë tjetër të fituar pandershmërisht nga zyrtarë të korruptuar në kurriz të taksapaguesve shqiptar!
