Last Updated on 23/04/2026 by Kesjana
Ka dëshmuar sot në 23 prill tek “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, K.G, ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit.
Ai ka thënë se është informuar nga vetë drejtori i Policisë së kohës, se ishte objektiv për t’u eliminuar nga grupet kriminale.
I pyetur se përse nuk ka referuar tek prokurori, për personin që do mbikëqyrej nga ana e tij, K.G ka thënë se ishte çdo gjë sekret hetimor.
Diskutimi në gjyq:
Avokati i F. G: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
Ish-zv drejtori i Policisë në Elbasan: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm G.N dhe jam vënë në dijeni se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një akaident, theva këmben. Qëndrova 6 muaj me raport.
Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i N.D.
Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.
Av: (Pasi lexon një procesverbal të kqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të H.B.Ç. në dhjetor 2019) Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
K.G: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit./kb
