Ka histori që duken si të shkruara për shumë njerëz njëkohësisht. Ajo e një gruaje që, edhe pas një ndarjeje, vazhdon të mendojë për ish-partnerin, është një prej tyre. Sepse, sado që koha kalon, disa lidhje nuk zhduken aq lehtë nga mendja, edhe kur jeta vazhdon përpara.
Kjo është pikërisht dilema e një vajze që, pesë vite pas ndarjes, ende nuk arrin ta “lëshojë” plotësisht të shkuarën. Ajo i është drejtuar këshilltares së marrëdhënieve Sophia Benoit për një përgjigje: si është e mundur që, edhe pse e ndien veten të shëruar, mendimet për ish-in rikthehen çdo ditë?
Ajo rrëfen se ndarja erdhi papritur dhe e la të shkatërruar. Vitet që pasuan i kaloi duke punuar me veten, duke bërë terapi dhe duke reflektuar mbi atë që ndodhi. Sot, thotë se e ka falur ish-partnerin, ka krijuar një jetë të re dhe ndihet më e fortë. Por, pavarësisht kësaj, mendimet për të nuk janë zhdukur.
Ke vite që je ndarë, por s’e harron dot ish-in? Ja pse ndodh dhe
Situata të përditshme e rikthejnë te ai: një veshje që i kujton takimin e parë, një moment i zakonshëm që e çon te kujtimet, apo edhe njerëz të rinj që i duken të ngjashëm me të. Dhe kjo e bën të ndihet keq, sikur nuk ka ecur përpara aq sa duhet.
Por përgjigjja që merr është ndoshta më çliruese nga sa priste. Sipas Sophia Benoit, është pothuajse e pamundur të harrosh plotësisht dikë që ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën tënde. Ashtu si nuk harrojmë njerëz të tjerë që na kanë formuar, edhe një ish-partner mbetet pjesë e historisë sonë.
Ajo shpjegon se problemi nuk është fakti që mendon për të, por mënyra si reagon ndaj këtyre mendimeve. Shpesh, ajo që na rëndon më shumë nuk është vetë kujtimi, por fajësimi që i bëjmë vetes pse ende e kemi atë në mendje.
Ke vite që je ndarë, por s’e harron dot ish-in? Ja pse ndodh dhe
Zgjidhja? T’i japësh vetes leje të mendosh për të, pa gjykim. Të lejosh që mendimi të vijë dhe të ikë, pa e dramatizuar. Sepse mendimet dhe ndjenjat nuk janë gjithmonë e vërteta absolute, ato janë thjesht përvoja që kalojnë.
Në vend që të luftosh me to, mund të ndihmojë t’i shohësh me kuriozitet: çfarë po ndjen realisht në atë moment? Vetmi, stres, lodhje? Shpesh, mendja jonë rikthehet te e shkuara si një mënyrë për të përballuar të tashmen.
Në fund, mesazhi është i thjeshtë, por i rëndësishëm: nuk je “e bllokuar”. Je në proces. Dhe ndërsa koha kalon dhe përvojat e reja shtohen, kujtimet do të zbehen natyrshëm, sidomos nëse ndalon së qortuari veten për to./mxh
