Last Updated on 23/04/2026 by EL
Skandali se 70 futbollistë të Serie A kanë paguar mijëra euro për të shkuar me eskorta luksoze ka tronditur futbollin italian. Sulmuesi i Milan, Rafael Leao, ka reaguar së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ditët e fundit, emri im, ashtu si ai i futbollistëve të tjerë, është shfaqur në faqet e internetit, mediat sociale dhe gazetat në lidhje me një hetim nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos.
Dua të sqaroj drejtpërdrejt se nuk jam aspak i lidhur me faktet nën hetim. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim.U kërkoj të gjithëve të mos e lidhin emrin tim me këtë situatë në mënyrë arbitrare ose sipërfaqësore, pa marrë parasysh të vërtetën dhe respektin për jetën private. Përpara se të jemi futbollistë, ne jemi njerëz me familje dhe reputacion.
Për këtë arsye, unë tashmë i kam udhëzuar avokatit tim të ndërmarrë veprime në të gjitha forumet e duhura kundër kujtdo që vazhdon të përhapë informacione të rreme ose informacione që dëmtojnë reputacionin tim.”/et
