Gazetarja Klodiana Lala ka folur për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinajn. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja u shpreh se prokuroria ka zbuluar disa plane për vrasjen e Martinajt.
Sipas gazetares Klodiana Lala fakti që këtë çështje e mbanë në duar një prokurori e vogël ngre dyshime se nuk është një ngjarje e kryer nga disa grupime kriminale që vendosën të zhduknin kundërshtarin e tyre.
Lala deklaron se për shkak të lidhjeve të Martinajt dhe faktit që kishte rekrutuar forca të operacionales të lë të dyshosh se ai është zhdukur me bekimin e strukturave shtetërore.
“Leonard Duka është konsideruar si kreu i grupit kriminal Duka, ndër kundërshtarët e përbetuar të Martinajt. Prokuroria ka zbuluar disa plane për të kryer vrasjen e Martinajt. Pra i ka të evidentuar klanet në përplasje me Martinajn. Ndërkohë që kërkohet pretenca për disa krerë të grupeve kriminale dhe vetë Martinajn e kanë akoma të pandehur, por për zhdukjen nuk ka bërë asnjë përpjekje.
Këtu vijmë te teza, fakti që zhdukjen e Martinajt e mban një prokurori e vogël, ngrihen dyshime të forta që nuk është ngjarje e disa grupimeve kriminale që vendosën të zhdukin një kundërshtar të tyre. Për shkak të lidhjeve të Martinajt, duket, dhe nisur edhe nga momente të tjera, fakti që kishte rekrutuar brenda forcave operacionale, të lë të dyshosh që është zhdukur me bekimin e strukturave shtetërore.
U rrëmbye nga persona me veshje të forcave të rendit. Pa i vënë gishtin askujt, por prokuroria nuk po bën përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Që mund të sillte edhe hetim tjetër”, tha gazetarja Klodiana Lala./k.m
