Rritja e çmimit të naftës ka vënë në vështirësi të mëdha autoshkollat.
Sikur të mos mjaftonin taksat e rritura dhe shërbimet e tjera që i duhen mjetit, çmimi i naftës i jep goditjen e fundit shërbimit, i cili mbijeton me të njëjtat çmime prej 15 vitesh.
Administratorët e autoshkollave po mendojnë rritjen e çmimit të shërbimit në rast se nafta do të vijojë të jetë në të tilla kuota.
