Last Updated on 25/04/2026 by Anisa
Shtëpia e Bardhë ka publikuar programin e vizitës së Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në Uashington, në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbërritja e tyre pritet pasditen e së hënës, më 27 prill, kur Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë do mirëpresin çiftin mbretëror. Programi i parë përfshin një çaj në Dhomën e Gjelbër, pasuar nga vizita në kosheren e re të bletëve, e vendosur në Lëndinën Jugore pranë kopshtit me perime të Shtëpisë së Bardhë.
Të martën, më 28 prill, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mbërritjes, një rikthim i traditës së shekullit të 18-të, me nderime ushtarake dhe himnet kombëtare të të dy vendeve të interpretuara nga Banda e Marinës “The President’s Own”, si dhe një përshëndetje me 21 topa. Pas fjalimit të Trump, çiftet do të ndjekin një paradë nderi prej 300 ushtarakësh në ballkonin e Dhomës Blu, pranë rreth 500 përfaqësuesve të forcave të armatosura amerikane.
Programi përfshin gjithashtu shkëmbim dhuratash, takime dypalëshe dhe një darkë shtetërore në Dhomën Lindore. Në të njëjtën ditë, Mbretit Charles do t’i drejtohet Kongresit, hera e parë që një sovran britanik flet përpara ligjvënësve amerikanë që nga viti 1991, kur Mbretëresha Elizabeth II e mbajti fjalimin e saj. Të mërkurën, Mbretit Charles do të vizitojë Nju Jorkun dhe Memorialin e 11 Shtatorit.
Kjo vizitë shënon një moment historik dhe simbolik, duke lidhur dhurimin e pavarësisë së SHBA-së 250 vjet më parë me marrëdhëniet moderne mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
