Last Updated on 26/04/2026 by Kesjana
Dy shtetas u shpallen në kërkim, pasi kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për lojëra fati.
Ambientet u zbuluan në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1 në qytetin e Kavajës, ku gjatë operacionint policor të koduar “Fati i Lojërave” u sekuestruan 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit:
K. C., 26-vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;
K. Ç., 20-vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati.
Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme./kb
