Një kontroll është zhvilluar në burgun e Shkodrës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithdshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Kontrolli u zhvillua në 38 dhoma.
Në një nga qelitë, është gjetur një cigare e dëmtuar, që ishte hedhur në lavaman dhe dyshohet si lëndë narkotike.
Po kështu, janë nxjerrë sende të tepërta dhe u rikontrolluan dy televizorë. Gjithahtu janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
“Aksion kontrolli në IEVP Shkodër
Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.
Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të D.P. Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.
Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.
Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.
Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha IEVP-të, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë“, thuhet në njoftim./kb
