Shqipëria e ka mbyllur Kampionatin Europian të Mundjes në Tiranë me dy medalje argjendi, pas humbjes së Zelimkhan Abakarov në finalen e peshës deri në 61 kilogramë.
Në sfidën përmbyllëse të zhvilluar në Parkun Olimpik ‘Feti Borova’, Abakarov u mposht me rezultatin 4-0 nga mundësi rus Zavur Uguev, i cili garoi si sportist neutral.
Ky rezultat pason atë të Islam Dudaev, i cili një ditë më parë siguroi gjithashtu vendin e dytë në Evropian. Ndonëse mungoi medalja e artë në aktivitetin e shtëpisë, të dy mundësit kuqezi janë shpallur nënkampionë të Evropës.
Si rrjedhojë e këtij suksesi, sportistët do të përfitojnë një shpërblim prej 4 milionë lekësh të rinj secili nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Ky kampionat konfirmon rritjen e nivelit të mundjes në vend, duke e pozicionuar Shqipërinë mes vendeve elitare në këtë disiplinë./mxh
