Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 11:00 qeverinë dhe grupin parlamentar në Pallati i Brigadave.
Në mbledhje pritet të raportojë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit dhe njëherësh Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.
Takimi pritet të fokusohet në ecurinë e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në BE.
Kryeministri ka vendosur vitin 2030 si objektiv madhor për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian./kb
