Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në juglindje të vendit, janë përballur me “makthin” e përsëritur, atë të trafikut kilometrik. Gjatë mesditës dhe orëve të pasdites, janë raportuar radhë të gjatë automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan.
Më konkretisht nga Tuneli i Kërrabës deri në Bradashesh, mjetet kanë lëvizur me ritme shumë të ngadalta, thuajse fare.
Pika “terrorizuese” është pikërisht rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku udhëtarët mbeten për orë të tëra të bllokuar në këtë pikë, në radhë kilometrike automjetesh.
Kjo situatë është tashmë e përsëritur dhe është kthyer në një problem pë rata qytetarë që zgjedhin që fundjavën ta kalojnë jashtë Tiranës, në zonën e juglindjes./mxh
