Udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ri, duke përdorur retorikë të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa procesi i një marrëveshjeje të re të mundshme midis Uashingtonit dhe Teheranit mbetet i pasigurt.
Në një postim, Khamenei i përshkroi Shtetet e Bashkuara si “tigra letre”, duke pretenduar se “ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre”, duke hedhur dyshime, siç tha ai, mbi aftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e aleatëve të tyre në rajon.
Këto deklarata pasuan një paralajmërim që Mojtaba Khamenei i kishte drejtuar Shteteve të Bashkuara, me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik.
Ai kishte folur për një “kapitull të ri” për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se Teherani do ta siguronte rajonin dhe do të eliminonte “abuzimet e armikut”.
Gjithashtu, Udhëheqësi Suprem Fetar i Iranit vuri në dukje se prania e amerikanëve është arsyeja më e rëndësishme për pasigurinë në Lindjen e Mesme, duke theksuar se stabiliteti mund të arrihet vetëm duke i larguar ata nga rajoni./mxh
