Last Updated on 03/05/2026 by Kesjana
Një apartament në katin e gjashtë të një pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur te zona e “Komunës së Parisit”.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen edhe shkaqet e shpërthimit të flakëve. Pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme. /kb
