Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të udhëtojë për në Itali këtë javë për t’u takuar me Papa Leon, pas kritikavë drejt kreut të Selisë së Shënjte nga presidenti amerikan Donald Trump.
Takimi, i pari kokë më kokë midis Papa Leos dhe një zyrtari të qeverisë amerikane në gati një vit, pritet të zhvillohet të enjten, tha një burim nga Vatikani.
Papa është shfaqur në javët e fundit si një kritik i zëshëm i luftës së udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, pasi më parë kritikoi politikat e ashpra anti-imigracion të administratës Trump.
Rubio u takua për herë të fundit me Papën Leo, papën e parë amerikan, në maj 2025, së bashku me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance./Mxh
