Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli shpjegoi sot arsyet për të cilat duhet të kryhet demontimi i mbikalimit të Rinasit.
Në një dalje televizive, Kozeli tha se ky mbikalim duhet demontuar sepse përkon me zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës, me planin për të shkuar në të njëjtën gjerësi.
Sipas Kozelit, devijimi i qarkullimit do të vijojë nga rruga me pagesë dhe ajo pa pagesë drejt Rinasit, ndërsa drejt Durrësit do të mundëohet kalimi përmes rrugës së Vorës.
“Duhet demontuar sepse përkon me zgjerimin e aksit rrugor, që të shkojmë me të njëjtën gjerësi. Aktualisht kalojmë nga 3 korsi, në 2 korsi. Me demontimin e mbikalimit të Rinasti, është e nevojshme të informojmë si do të jetë trafiku: për të shkuar në Rinas nga Tirana, do të jenë dy mundësi, ajo aktuale, pra rruga pa pagesë që është aktualsht, përmes rampës provizore, edhe ajo me pagesë natyrisht. Ndërkohë që drejtimi Durrës-Tiranë, rruga pa pagesë do të jetë ajo e Vorës. Mbikalimi i ri do të jetë 94 metër i gjatë. Për ndërtimin e mbikalimit nuk kam afat specifik, por është disa mujor”,-deklaroi Kozeli./mxh
