Deputeti socialist, Taulant Balla ka reaguar pak minuta më parë lidhur me aksidentin tragjik që u regjistrua këtë të diel në Durrës, si pasojë e të cilit ndërruan jetë edhe dy të mitur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson autorin e ngjarjes jo thjesht si një shofer, por si një terrorist.
“Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në një timon, por një terrorist!”,-shkruan Balla./mxh
