Thun është shpallur kampion i Zvicrës, vetëm një sezon pas rikthimit në elitë.
Titulli u sigurua matematikisht pas fitores 3-0 të FC Sion ndaj St. Gallen, rezultat që e bëri të pamundur kapjen e kryesuesve në javët e mbetura.
Skuadra nga Oberlandi i Bernës dominoi kampionatin që nga muaji tetor, duke lënë pas ekipe si Basel dhe Young Boys.
Ky sukses konsiderohet ndër më të rrallët, duke kujtuar raste si Nottingham Forest në vitin 1978 dhe Kaiserslautern në Bundesliga.
Thun kishte një histori modeste, me rikthimin në elitë në vitin 2001 dhe vendin e dytë si arritjen më të mirë deri në këtë sezon. Në vitin 2005 arriti vendin e dytë, ndërsa një vit më pas luajti në grupet e Champions League, duke fituar ndaj Sparta Prague.
Trajneri Mauro Lustrinelli ka udhëhequr skuadrën drejt këtij suksesi historik. Ky është trofeu i parë madhor në historinë e klubit dhe siguron rikthimin në Champions League pas 20 vitesh./mxh
