Të kuptuarit e filozofisë mund të jetë një sfidë e vërtetë intelektuale, por një autor ka vendosur ta bëjë atë më të thjeshtë për publikun. Julien de Medeiros merr thënie nga filozofë të njohur dhe i shpjegon me gjuhë më të kuptueshme. Ai së fundmi trajtoi idetë e filozofit Schopenhauer mbi dallimin mes talentit dhe gjenialitetit.
Filozofi i shekullit të 19-të, Arthur Schopenhauer, e shihte botën si thelbësisht jo racionale dhe të drejtuar nga dëshira. Ai besonte se njerëzit mund të gjejnë qetësi duke e ulur ndikimin e dëshirave dhe duke u fokusuar te dhembshuria, duke e parë këtë si mënyrë për të ulur vuajtjen dhe për të sjellë më shumë qëndrueshmëri në shoqëri.
Ka një tipar që qëndron mes talentit & inteligjencës i
Tipari i rrallë mes talentit dhe inteligjencës që i dallon gjenitë e vërtetë: imagjinata
Një thënie e famshme e Schopenhauer-it shpjegon dallimin mes talentit dhe gjenialitetit:
“Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë. Gjenialiteti godet një objektiv që askush tjetër nuk e sheh.”
Të jesh i talentuar dhe inteligjent do të thotë të punosh fort dhe të mendosh thellë, por të jesh gjeni do të thotë të krijosh vazhdimisht versione të reja të botës dhe ide që ende nuk ekzistojnë.
Sipas interpretimit të Julien de Medeiros, “Talenti është shumë i mirë në konkurrim me të tjerët; për shembull, nëse je i talentuar në diçka, e bën një gjë me lehtësi që të tjerët e kanë të vështirë.”
Por gjenialiteti funksionon ndryshe: “Nuk ka të bëjë me të qenit më i mirë se të tjerët në diçka që tashmë është e njohur si e rëndësishme. Gjenialitet është të jesh aq përpara kohës sa të tjerët ende nuk e kuptojnë vlerën e asaj që po bën.”
Ka një tipar që qëndron mes talentit & inteligjencës i
Një person i talentuar punon brenda asaj që ekziston tashmë, ndërsa një gjeni imagjinon një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Personi i talentuar është ai që njihet për aftësinë e tij,” thotë de Medeiros. “Gjenia është ai që bën diçka që askush tjetër nuk mund ta imagjinojë ende.”
Imagjinata e fortë dhe e gjallë është thelbësore për gjenitë, sepse lejon krijimin e ideve që nuk ekzistojnë ende.
Schopenhauer theksonte se gjeniu duhet të përdorë imagjinatën për të parë jo vetëm atë që natyra ka krijuar, por edhe atë që ajo ka tentuar të krijojë, por nuk e ka realizuar plotësisht.
Edhe pse kjo ide duket filozofike dhe abstrakte, kuptimi i saj është i qartë: imagjinata është ajo që i lejon njerëzit të krijojnë mënyra të reja për të jetuar dhe menduar.
Ka një tipar që qëndron mes talentit & inteligjencës i
Gjenialiteti dhe inteligjenca shfaqen në forma të ndryshme. Shkenca moderne ka treguar se inteligjenca mund të jetë sociale, emocionale dhe relacionale, pra nuk ka vetëm një formë të vetme.
Gjenialiteti mund të shfaqet edhe në mënyra të pazakonta
Ajo mund të lidhet edhe me empatinë dhe krijimtarinë e lartë. Disa njerëz shumë inteligjentë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe shumë krijues në mënyrën se si mendojnë.
Gjithashtu, gjenitë shpesh janë shumë kuriozë dhe duan të mësojnë vazhdimisht. Studime tregojnë se kurioziteti i lartë lidhet drejtpërdrejt me inteligjencën. Ata e pranojnë që nuk dinë gjithçka, por përpiqen të mësojnë sa më shumë./mxh
