Last Updated on 05/05/2026 by EL
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa makina ka përfunduar në kanal anës rrugës duke u përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë. Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale./et
