Blake Lively dhe Justin Baldoni kanë mbyllur përfundimisht betejën e tyre të ashpër ligjore që lidhej me filmin e vitit 2024 “It Ends With Us”.
Të dyja palët arritën marrëveshje të hënën, vetëm dy javë para se çështja të shkonte në gjyq më 18 maj, dhe rreth një muaj pasi një gjykatës hodhi poshtë 10 nga 13 pretendimet e Lively.
“Në fund, filmi ‘It Ends With Us’ është një burim krenarie për të gjithë ne që punuam për ta sjellë në jetë,” thuhet në deklaratën e përbashkët për Page Six. “Rritja e ndërgjegjësimit dhe ndikimi i rëndësishëm në jetën e të mbijetuarve të dhunës në familje, dhe të gjithë të mbijetuarve, është një qëllim që ne e mbështesim.”
Blake Lively & Justin Baldoni arrijnë marrëveshje befasuese
Ata shtuan:
“Ne pranojmë se procesi ka sjellë sfida dhe pranojmë se shqetësimet e ngritura nga zonja Lively meritonin të dëgjoheshin.”
Në 11 shkurt, 2026, Lively dhe Baldoni u paraqitën në gjykatën federale në Manhattan për një përpjekje për zgjidhje para gjyqit të planifikuar për 18 maj. Ata u shfaqën në mënyrë të pazakontë me veshje të ngjashme.
Blake Lively & Justin Baldoni arrijnë marrëveshje befasuese
Blake Lively, e cila është e martuar me aktorin Ryan Reynolds, u paraqit vetëm, ndërsa Baldoni erdhi me bashkëshorten e tij Emily Baldoni, duke hyrë dorë për dore në ndërtesë.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, duke shënuar herën e parë që aktorët u përballën në gjykatë që nga nisja e konfliktit në vitin 2024.
Blake Lively & Justin Baldoni arrijnë marrëveshje befasuese
Më vonë atë mbrëmje, Baldoni u largua nga gjykata duke mbajtur dorën e bashkëshortes së tij dhe u pa duke buzëqeshur për fotografët, por nuk dha komente për marrëveshjen. Lively u largua pak minuta më vonë.
Sipas Deadline, avokati i Baldoni-t, Bryan Freedman, tha se përpjekjet për marrëveshje atë ditë nuk kishin sukses. Në 12 shkurt, Baldoni dhe bashkëshortja e tij u kthyen në gjykatë për një seancë tjetër, ndërsa Lively nuk ishte e pranishme.
Blake Lively & Justin Baldoni arrijnë marrëveshje befasuese
Në dhjetor 2024, Lively ngriti padi kundër Baldoni-t duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit.
Baldoni i mohoi akuzat dhe në janar 2025 ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes së tyre Leslie Sloane, duke pretenduar shpifje dhe shantazh.
Më vonë, kjo padi u rrëzua nga gjykata në qershor 2025.
Më pas, një gjykatës federal hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të Lively-t, duke përfshirë ngacmim seksual dhe shpifje, por lejoi të vazhdojnë disa akuza si shkelje kontrate dhe hakmarrje./mxh
