Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Bajern Mynih do të ketë një Kvaratskhelia në radhët e tij duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Nuk do të jetë Kviça, të cilin do ta shohë si rival në fushën e lojës këtë të mërkurë, por vëllai i tij i vogël, Tornike.
Sipas “La Gazzetta Georgia”, futbollisti 16-vjeçar ka udhëtuar drejt Mynihut jo vetëm për të parë të vëllain në veprim këtë mesjavë në Ligën e Kampioneve. AI është takuar atje me përfaqësues të Bajern Mynih, për të dëgjuar propozimin e tyre dhe për të parë ambientet e klubit, ndërsa pritet që gjatë verës të nënshkruajë një kontratë me ta.
Lojtari është pjesë e Dinamo Tbilisit në Gjeorgji dhe këtë fundjavë, u përfshi në radhët e ekipit të parë të klubit të njohur gjeorgjian. Shumë klube europiane kanë shfaqur interes për Tornike Kvaratskhelian i cili luan anësor në repartin e avancuar, si vëllai i tij, por Bajerni duket se ka hedhur menjëherë hapin konkret./mxh
