Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi i pikëlluar shkruan se sot humbën politikanin tolerant, mendimtarin vizionar dhe një ndër themeluesit e PS-së.
“Humbëm Servet Pëllumbin, Kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit, politikanin tolerant, mendimtarin vizionar dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste. I Paharruar”, shkruan Peleshi./mxh
