Edhe pse Princeshë Diana konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të stilit të të gjitha kohërave, shumë pak e dinë se ajo mori pjesë vetëm një herë në Met Gala gjatë gjithë jetës së saj.
Ishte viti 1996 kur Princesha e Uellsit u shfaq në Metropolitan Museum of Art, një event që në atë kohë tashmë kishte filluar të konsolidohej si një nga tapetet e kuq më me ndikim në botë. Pjesëmarrja e saj erdhi vetëm pak muaj pas finalizimit të divorcit nga Princi Charles, që e bënte paraqitjen edhe më domethënëse.

Për këtë mbrëmje speciale, Diana u shoqërua nga stilisti i njohur John Galliano, i cili krijoi fustanin e saj dhe më vonë kujtoi momentet e punës së tyre në dokumentarin In Vogue: The 90s. Ai tregoi se procesi ishte plot energji dhe diskutime, madje kishte tentuar ta bindte Dianën të zgjidhte një ngjyrë rozë, diçka që ajo e refuzoi kategorikisht.
Rezultati ishte një look më i këndshëm, më sensual dhe shumë më modern për kohën.
“Ajo donte të ndihej e çliruar”, kujtoi stilisti, duke shtuar se kjo zgjedhje e bëri veshjen edhe më të veçantë. Në fakt, kjo ishte edhe një nga arsyet pse paraqitja e saj mbetet ikonike edhe sot.

Princesha e kompletoi look-un me një pallto në stil manteli, një gjerdan me perla dhe safir, si dhe një çantë ikonike nga Dior, një model që vazhdon të jetë simbol i shtëpisë së modës edhe në ditët e sotme.
Edhe pse ishte hera e parë dhe e vetme e saj në këtë event, Princeshë Diana arriti të linte një gjurmë të pashlyeshme në historinë e modës. Një paraqitje që nuk ishte vetëm elegante, por edhe një deklaratë e qartë e lirisë dhe vetëbesimit të saj në një moment kyç të jetës./mxh
