Last Updated on 06/05/2026 by EL
Alesia Balliu i është përgjigjur Flamur Nokës pas pretendimeve të këtij të fundit se aktivistja demokrate ka mbështetur partinë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë për kryetare e Partisë Demokratike, mohon pretendimet e Nokës dhe sjell për të parë një epsiod të panjohur për publikun: “Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali”
Një mesazh Balliu e ka edhe për Shkëlzen Berishën: “Vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro”.
Postimi i plotë i Alesia Balliut:
Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ka shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.
Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.
Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.
Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!/et
