Last Updated on 06/05/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunje e Re, në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi Kujtim Meçin, banor i zonës Fier-Semani.
Në momentin e ngjarjes ai ishte duke punuar tokën e tij bujqësore, kur zetori që po përdorte është përmbysur, duke e zënë poshtë. Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ET
