Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, pas fitores 5-4 për francezët në takimin e parë.
Bayerni synon finalen e 12-të në histori dhe mbështetet në formën e mirë në shtëpi, me vetëm 1 humbje në 29 ndeshjet e fundit në Champions.
PSG kërkon të ruajë avantazhin dhe të arrijë finalen e tretë në histori për një klub francez. Parisienët janë kualifikuar në 14 nga 17 rastet kur kanë fituar ndeshjen e parë. Në përballjet direkte, Bayerni ka 14 fitore në 17 ndeshje ndaj skuadrave franceze.
PSG ka 4 fitore në 12 ndeshjet e fundit kundër skuadrave gjermane. Ndeshja pritet të vendoset nga detajet, duke parë diferencën minimale prej një goli.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Bayern Munich: Neuer, Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer, Pavlovic, Kimmich, Diaz, Musiala, Olise, Kane.
PSG: Sofanov, Zaire-Emery, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia./mxh
