Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Situatë e tensionuar në Mynih vetëm pak orë para fillimit të gjysmëfinales së kthimit të Champions League mes Bayernit dhe PSG-së. Një përplasje e dhunshme mes tifozëve ka detyruar autoritetet të evakuojnë disa vagonë të metrosë, duke lënë qindra mbështetës jashtë itinerarit të planifikuar.
Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve nga mediat si Bild dhe RMC Sport, gjithçka nisi kur një grup prej rreth 60 ultrasish të maskuar të Bayernit sulmuan një grup mbështetësish parisienë në stacionin Dietlindenstrasse.
Përdorimi i mjeteve piroteknike brenda ambienteve të mbyllura shkaktoi një re të dendur tymi, duke bërë që sistemet e alarmit të zjarrit të aktivizoheshin menjëherë.
Rreth 1,000 tifozë u detyruan të lënë metronë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë bavareze.Udhëtimi në këmbë: Si pasojë e bllokimit të linjës U6, qindra tifozë të PSG-së janë parë duke ecur në këmbë drejt Allianz Arena-s, një distancë prej më shumë se 7 kilometrash.
Policia ka blinduar rrugët që çojnë drejt stadiumit për të shmangur përleshje të tjera, ndërsa raportohet se situata mbetet “shumë e ndezur”.
Ky incident vjen pas një ndeshjeje të parë spektakolare në Paris, ku PSG fitoi 5-4, duke e bërë këtë përballje një nga më të nxehtat e sezonit. Ndërsa skuadrat nisin nxehmjen, forcat e rendit po punojnë që tensioni i rrugëve të mos transferohet brenda tribunave të stadiumit./mxh
