Last Updated on 07/05/2026 by Kesjana
Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherzi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se projekt-rezoluta e Parlamentit Europian për raportin e vitit 2025 reflekton përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe arritjet e vendit gjatë vitit të fundit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se dokumenti ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Parlamenti Europian dhe se diskutimi në Kuvend duhet të zhvillohet pasi të përfundojë procedura zyrtare në Bruksel.
“Projekt-rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE-së dhe dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një projekt-rezolutë e Parlamentit Europian mbi raportin për 2025”, u shpreh ai.
Balla kritikoi kërkesat për debat të menjëhershëm në Kuvend, duke i cilësuar të nxituara dhe jo serioze.
Balla: Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një pr/rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë. Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët pr. Rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin . e mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin/kb
