Görkem Sevindik, i njohur për rolin e Kadir-it në serialin “Dashuria e Eshrefit”, do të udhëtojë këtë vit në Festivalin e 79-të të Filmit në Kanë, i cili zhvillohet nga 12 deri më 23 maj.
Aktori i suksesshëm do të marrë pjesë në pritjen e organizuar për Turqinë brenda kuadrit të festivalit dhe do të jetë i pranishëm në Kanë si pjesë e aktiviteteve zyrtare.
Në të njëjtën kohë, Sevindik po përgatitet të marrë pjesë edhe në mini-serialin “Go Türkiye” së bashku me Burak Özçivit dhe Ceyda Ateş.
Ai do të jetë gjithashtu pjesë e një eventi special më 16 maj në mbrëmje, ku do të përfaqësojë Turqinë në arenën ndërkombëtare së bashku me emra të tjerë të njohur.
Drama më e bujshme e vitit që kombinon dashurinë, të kaluarën e errët dhe misterin familjar, në një rrëfim tërheqës, emocional dhe vizualisht mbresëlënës, vetëm në Tv Klan. Mos harroni të ndiqni “Dashuria e Eshrefit”, nga e hëna në të mërkurë, ora 21:00, vetëm tek ne!/mxh
