Gazetarja Klodiana Lala në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin ka folru për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje ku studentët e Akademisë së Sigurisë janë shtruar në spitalin infektiv me simptoma helmimi.
Gazetarja tha se problematikat e sigurisë ushqimore në vend janë një nga shqetësimet mëmë të mëdha por më pak të trajtuara.
“Studentët, pasi kanë konsumuar drekën, janë paraqitur 56 prej tyre në Infektiv, për shkak se kishin problematika shëndetësore dhe simptoma. Ka pasur dyshime se mund të ishin helmuar nga dreka.
Sipas procedurave, policia ka njoftuar institucionet përkatëse për të marrë mostrat dhe për të kryer analizat, me qëllim përcaktimin e ushqimit që mund të ketë shkaktuar helmimin.
Është konstatuar se brokoli ka qenë i prishur dhe është konsumuar me vështirësi. Gjatë marrjes në pyetje të dy mjekëve, është pretenduar se ka dyshim për helmim nga ushqimi.
Është marrë i gjithë vakti i drekës për analiza. Ngjarja ka ndodhur në Akademinë e Policisë. Janë arrestuar dy persona: kuzhinieri Kujtim Ballgjini dhe teknologia Kristiana Paloka. Është kryer gjithashtu kontroll banese te administratorja.
Problematika e sigurisë ushqimore në vend është një nga shqetësimet më të mëdha dhe më pak të trajtuara”, tha gazetarja Klodiana Lala./mxh
