9 maj 2026 – Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.
“MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai, krahas fotos së shkrepur ditën që Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimi Europian, më 17 nëntor 2025./kb
