Jozefina Topalli ka reaguar pas tensioneve të mbrëmshme në protestën e opozitës, duke akuzuar qeverinë për dhunë dhe urdhra politikë ndaj protestuesve.
Përmes një reagimi publik, Topalli e cilësoi ndërhyrjen e policisë si shenjë të frikës së pushtetit, ndërsa ndaloi veçanërisht te incidenti ndaj Sali Berishës gjatë protestës.
“Brutaliteti që pushteti ushtroi mbreme ishte fytyra e frikes se te korruptuarve.
Rritja e dhunës policore ndaj një proteste paqësore tregoi fytyrën e vërtetë të një pushteti që nuk di më të dëgjojë.
Gazi, uji me presion dhe sulmi ndaj Sali Berisha, një lider 82-vjeçar që po drejtonte protestën, nuk ishin reagim normal i policisë.
Ishin urdhra politikë.
Sepse urdhrat për dhunë nuk i jep polici i thjeshtë — i jep pushteti.
Kur një qeveri sulmon opozitën dhe qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit, ajo tregon se ka humbur çdo kufi demokratik.
Kjo nuk është forcë e shtetit.
Kjo është frikë dhe panik i pushtetit përballë të vërtetës”, shprehet Topalli./A.D
