Papi Leoni falënderoi banorët e Ishujve Kanarë për mikpritjen e pasagjerëve nga kruzeri MV Hondius, i cili u prek nga hantavirusi, duke u lejuar ata të zbarkonin pranë Tenerifes.
“Dua të falënderoj mikpritjen që karakterizon popullin e Ishujve Kanarë për lejen e mbërritjes së kruzerit Hondius me pasagjerë të prekur nga hantavirusi,” tha Papi Leo gjatë adresës së tij javore nga Pallati Apostolik në Vatikan.
Pontifi do të udhëtojë së shpejti në Spanjë, nga 6 deri më 12 qershor, në vizitën e tij të parë në një vend të Bashkimit Evropian jashtë Italisë. Gjatë qëndrimit, ai pritet të mbajë 12 fjalime, 4 meshë dhe rreth 10 takime me udhëheqës politikë, kishtarë dhe qytetarë, me ndalesa kryesore në Madrid, Barcelonë dhe Ishujt Kanarë.
Gjithashtu, Papi Leo shprehu ankth për rritjen e dhunës në rajonin e Sahelit, veçanërisht në Çad dhe Mali, duke u lutur për viktimat dhe duke shprehur mbështetje për ata që vuajnë. “Shpresoj që të gjitha format e dhunës të pushojnë dhe inkurajoj të gjitha përpjekjet për paqe dhe zhvillim në atë tokë të dashur,” shtoi ai.
Mesazhi i Papës nënvizon solidaritetin, paqen dhe kujdesin ndërkombëtar për komunitetet në nevojë dhe rolin e Kishës në përballimin e krizave globale./mxh
