Last Updated on 11/05/2026 by EL
Aktori i madh Robert Ndreknika reagoi sot në lidhje me takimin e ngrohtë në gjykatë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai shprehet se Veliajn e njeh që kur ai ishte në klasën e shtatë dhe se e k si dajlin e adoptuar.
“Unë kam miqësi me Veliajn që kur ka qenë nxënës në 7-vjeçare. Unë e kam ndier si djalin tim të adaptuar, e kam dashur. Kohët e fundit nuk kemi pasur shumë lidhje, por i kam vajtur ndonjëherë për kafe. Më donte dhe e doja.
Historikisht të gjithë paraardhësit e mi në art thonin se kur do të bëhet një teatër i ri. Ajo ndërtesë që na mbajti për 50 vite ishte një kalbësirë. Konflikti për prishjen më së shumti ishte debat politik mes PD dhe PS. Kolegët pothuajse të gjithë më kanë thënë se kam bërë shumë mirë që kam vajtur”, tha Ndrenika./et
