Last Updated on 11/05/2026 by EL
Debate dhe replika ka patur gjatë seancës së themelit në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gjatë seancës, Monika Kryemadhi deklaroi se i janë vënë në dispozicion prova nga akuza, përfshirë edhe një USB, por sipas saj materiali nuk hapet.
“Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa që të vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve”, u shpreh Kryemadhi
Kryemadhi insistoi se kërkon edhe përgjimet ambientale që, sipas saj, figurojnë në listën e provave, por nuk ndodhen në materialet e dorëzuara.
“Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë”, deklaroi ajo.
Pas diskutimeve mbi kërkesat procedurale, trupa gjykuese u tërhoq për vendimmarrje.
Ndërkohë, gjatë një momenti në sallë deputeti Bujar Leskaj iu drejtua Metës me fjalët: “President, si je, je i fortë”.
“Jam mirë, jam i fortë”, u përgjigj Meta./ET







