Universi i “La Casa del Papel” duket se nuk ka thënë ende fjalën e fundit. Netflix ka publikuar një video të re promocionale që ka ngritur menjëherë dyshime për një rikthim të mundshëm të serialit fenomen.
Në teaser dëgjohet fraza: “Revolucioni nuk përfundon kurrë”, ndërsa shfaqen pamje nga momentet më të famshme të grabitjeve që kthyen Profesorin dhe ekipin e tij në personazhe ikonike për publikun në mbarë botën.
Ndërkohë, platforma ka konfirmuar projektin e ri “Berlín y la dama del armiño”, i cili do të publikohet më 15 maj 2026. Seriali do të ndjekë Berlinin në një tjetër plan të guximshëm grabitjeje, këtë herë në qytetin e Seviljes në Spanjë.
Edhe pse Netflix nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për vazhdimin e historisë origjinale të “La Casa del Papel”, teaser-i i fundit ka rikthyer menjëherë entuziazmin e fansave, të cilët besojnë se surprizat më të mëdha mund të zbulohen pikërisht në ditën e publikimit të serialit të ri./mxh
